VIDEO/ E ftuar speciale, performanca mbreslënëse e Billie Eilish në mbylljen e "Paris 2024"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2024, 12:12
Billie Eilish ka dhuruar një performancë mbresëlënëse në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike . Këngëtarja ishte ndër artistët e ftuar për të kënduar pas dorëzimit të “shkopit” për Lojërat Olimpike 2028 nga Parisi te mikpritësi i radhës, Los Angeles, shkruajnë mediat e huaja.
Menjëherë pas Red Hot Chilli Peppers dhe këngës “Can’t Stop”, artistja është ngjitur në skenë me grupin e saj dhe sërish ka arritur të monopolizojë interesin e publikut me paraqitjen e saj. 22-vjeçarja performoi një nga hitet e saj më të mëdha, këngën ‘Birds of a Feather’.\
Shikoni videon më poshtë:
