Pas revoltës në rrjete anullohet protesta për Noizyn! Ekipi menaxherial: Do ndjekim vetëm rrugën ligjore...

Ditën e djeshme në rrjetet sociale u paralajmërua një protestë në lidhje me arrestimin e Noizyt. Ky paralajmërim erdhi pak ditë pasi reperi u vendos në pranga në Shëngjin pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj personazhit të njohur të TikTokut, Medi Iseni. 

Sipas njoftimit, protesta do të zhvillohej ditën e hënë, sot, në orën 19:00 dhe kërkonte që të ndalohej ekstradimi i Noizyt drejt Kosovës. 

Por, përmes një deklarate zyrtare ekipi menaxherial dhe familja e Noizyt ka njoftuar sot se ata nuk kanë ndërmarrë organizimin e asnjë proteste. Më tej, në njoftimin zyrtar thuhet se janë në një proces gjyqsor dhe do ndjekin vetëm rrugën ligjore për zbardhjen e të vërtetës.

 

Pas revoltës në rrjete anullohet protesta për Noizyn! Ekipi