Rreziku nga Rrezet e Diellit, si të parandaloni dëmtimin e lëkurës në verë
Mbrojtja me krem dielli ose SPF është i rëndësishëm për të parandaluar dëmtimet dhe tumoret në lëkurë. Në një intervistë për Ora News Doktoreshë Denada Sherja bën apel që të mbrohemi nga rrezet e diellit për të parandaluar rreziqet e mundshme.
Të gjithë e kërkojnë dhe duan trupin me ngjyrën perfekte të verës!
Por rrezet e diellit aq të domosdoshme, mund të sjellin edhe rreziqe për shëndetin.
Denada Sherja kirurge estetike thotë se rrezet e diellit mund të shkaktojnë dëmtime serioze në lëkurë, duke përfshirë djegiet, plakjen e parakohshme dhe rritjen e rrezikut për kancerin e lëkurës.
“Në Shqipëri nuk janë të informuar për llojet e rrezeve që ne marrim, duke qenë se dhe rrezet janë goxha të forta. I ngrohti që është aktualisht është goxha problematic, por probolematika kryesore është nga rrezet. Kështu që një lentigo solar dhe njollat kafe.
Ajo vë në dukje se është e rëndësishme të shmangim ekspozimin e nishaneve pasi mund të rrezikohen nga tumoret.
“Një ndër problemet kryesore janë dhe tumoret që vijnë në bazë të nishaneve që ndodhen të ekspozuara qoftë në fytyre ose në trup, por parandalohen me anë të SPF.”
Kremërat mbrojtes dhe disa rituale të thjeshta janë masat më të zakonshme që duhet të merrni në ditët e nxehta!
“Një nga trajtimet minimaliste që ne aplikojmë janë “pealing” I thjeshtë që janë gjithashtu veror. Gjëja e pare që ne themi është përdorimi I kremit të diellit. Ne në Shqipëri nuk jemi të apdejtuar shumë edhe pse 5 vjearin e fundit pacientët janë të apdejtuar me këtë pjesë, por më pas janë trajtimet estetike plazerat me Co2 dhe trajtime si pastrimet e njëtrajtshme që bëhen çdo një muaj gjithashtu edhe trajtimet me mikrokirurgjinë invasive.”
Por pavarësisht sezonit të verës doktoresha thotë se të gjithë grupmoshat duhet të kenë parasysh mbrojtjen nga dielli si një prioritet për shëndetin pasi vetëm kështu mund të reduktojmë rrezikun.
