Kërkohej në të gjithë Evropën për drogë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Itali

Një 23 vjeçar shqiptar është arrestuar në Como të Italisë pasi ishte shpallur në kërkim në Evropë për trafik droge.

I riu, ndaj të cilit ishte dhënë një urdhër arresti evropian, rezulton i dënuar me 15 vite burg.

Autoritetet e Como u alarmuan nga raporti i sistemit Alloggiati, i cili tregonte praninë e të kërkuarit në një hotel të qytetit.

Megjithatë, kur mbërriti policia, 23-vjeçari nuk ishte më në ndërtesë.

Policia filloi kontrollet nëpër të gjithë qytetin dhe arriti ta ndalonte të riun teksa po shëtiste në Viale Geno, një nga zonat më turistike të qytetit.

Shqiptari u dërgua në burgun Bassone në Como.