FOTO/ Pamje apokaliptike, tymi i zjarreve e kthen ditën në natë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2024, 19:35
Atmosfera që është krijuar kryesisht në Atikën Veriore është mbytëse, pasi tymi i zjarrit në Barnabas ka mbuluar qiellin, ndërsa në të njëjtën kohë hiri noton në ajër.
Në të gjithë Atikën është krijuar një atmosferë vërtet e frikshme, e cila rëndohet vazhdimisht teksa zjarri i madh i nisur nga Barnaba shpërthen në mënyrë të pakontrolluar në drejtim të Liqenit Maraton dhe Stamata.