“ZJARR DHE HI”/ “Avatar 3”, premiera më 2025-n. Filmi i krijuar me një koncept të ri

"Avatar: Zjarr dhe Hi" - Kështu titullohet filmi i 3 fantashkencë i cili pritet të ketë premierën e tij në 2025. Emri është zbuluar nga vetë regjisori James Cameron. Ai ka bërë me dije se Avatar 3, ngacmon imagjinatën duke sjellë totalisht një koncept të ri.

“Avatar 3” titullohet zyrtarisht “Avatar: Fire and Ash” (Zjarr dhe hi). Regjisori James Cameron e ka bërë të ditur titullin e filmit të tij të ri që do ta ketë premierën në 2025.

Në një paraqitje në një ceremoni të organizuar prej gjigantit “Disney” në Kaliforni, Cameron së bashku me yjet e filmit, Zoe Saldana dhe Sam worthington, kanë dhënë detajet e filmit për publikun.

Filmi i zhanrit fantashkencë vjen pas Avatarit të vitit 2009 dhe filmit pasues “Avatar: The Way Of Water”, të publikuar më 2022.

“ZJARR DHE HI”/ “Avatar 3”, premiera më 2025-n.

Regjisori 69-vjeçar, ka thënë se filmi i ri është krijuar me një koncept të ri që ngacmon imagjinatën, dhe që do të ketë karaktere në qiell dhe të rrethuar prej zjarrit.

“Filmi i ri nuk është ai që prisni, por definitivisht është ai që ju duhet. Do të shihni më shumë planet, diçka që nuk keni parë kurrë më parë”. Filmi i ri pritet të ketë premierën më 19 dhjetor 2025.