Ndryshon Urdhri i Mjekut/ Regjistër publik për mjekët që punojnë edhe në privat
Pas skandalit në spitalin Onkologjik, mjekët nuk do të punojnë me kohë të kufizuar në spitalet private.
Tashmë ka hyrë në fuqi ndryshimi në Urdhrin e Mjekut ku edhe përcaktohet ngarkesa e bluzave të bardha.
Një nga kushtet është që të mos angazhohen në sistemin shëndetësor jopublik më shumë se 30 për qind të orëve mujore në rast kur punojnë edhe në shtet.
Madje në dokument thuhet se do të jetë e ndaluar t’u kërkojnë pacientëve që paraqiten në spitalet dhe qendrat shëndetësore publike të drejtohen për trajtim në spitalet dhe klinikat private ku janë të angazhuar.
Megjithatë për t’u dypunësuar ata do të duhet të kërkojnë leje te titullari i tyre.
Është ai që do të vlerësojë ngarkesën dhe nëse angazhimi bëhet pengesë për të ndjekur ose jo pacientët e tyre në spitalet shtetërore. Vetëm pas kësaj analize jepet ose refuzohet leja, sipas këtij ndryshimi.
Por në kushtet kur merret aprovimi në Regjistrin e Posaëm që do të duhet të jetë publik do të pasqyrohen oraret e punës. Po ashtu, në Urdhrin e Mjekëve do të funksionojnë edhe komisionet e disiplinës.



