Fejohet ylli i “Girls Aloud”, Nicola Roberts

Nicola Roberts e “Girls Aloud” është fejuar. Këngëtarja, 38 vjeçe, tregoi unazën e saj të madhe diamanti në skenë në Brighton Pride gjatë fundjavës pasi i dashuri i saj Mitch Hahn, 36 vjeç, i propozoi. 

Sipas raportimeve të reja, i fejuari i saj futbollist ra në një gju gjatë një pushimi romantik në jug të Francës muajin e kaluar. Një burim i tha “The Sun”: “Nicola ka takuar shpirtin e saj binjak. Ajo nuk mund të ishte më e lumtur”.

Mitch, i cili është një kontabilist dhe futbollist, u fotografua për herë të parë me Nicolan në koncertin e Elton Johnit në qershor 2022. I fejuari i saj luan për ekipin e Essex Greys Athletic dhe ka qenë kapiten i ekipit të Britanisë së Madhe në Lojërat Evropiane të Maccabi në Izrael.

Fejohet ylli i “Girls Aloud”, Nicola Roberts