“OAZI I ËNDRRAVE” i Kim Kardashian/ Përfundojnë punimet në rezidencën 70 milionë dollarëshe, në Malibu
Kim Kardashian ka rinovuar rezidencën e saj të re, më Malibu. Ylli amerikan e bleu banesën për 70 milionë dollarë 2 vjet më parë, ndërsa ka bërë disa ndryshime të jashtme, duke e shndërruar në një vilë luksoze, që ofron një pamje fantastike. Për më tepër detaje iu njeh kronika.
Të shikosh rezidencat e yjeve të Hollywood-it, duket si një shkëputje nga realiteti. E tillë është ajo e një prej grave me të njohura në amerikë, Kim Kardashian.
Pamjet e reja, të publikuara nga “The Sun”, tregojnë rinovimet që janë bërë tek rezidenca e saj prej 70 milionë dollarësh, në Malibu, Kaliforni, e cila ka qenë që nga tetori në punime e sipër.
I gjithë perimetri prej 3 hektarësh u rrethua nga shkurret e larta, për të siguruar 100% privatësi.
Ndryshimet vihen re në çati, e cila është shndërruar nga kuqe që ishte, në ngjyrë gri, ndërsa Kim ka ndryshuar edhe bojën e jashtme, nga në një ngjyre të çelët kremi.
Kombinimi i ngjyrave ka rezultuar fantastik, dhe së bashku me oborrin, me pishinën e brendshme dhe detin një hap larg, rezidenca ofron një pamje të mrekullueshme.
Ylli amerikan e bleu pronën vetëm 2 vite më parë, pas divorcit me reperin Kanye West, prej ku do të niste një fillim të ri.
Gjatë një interviste, themeluesja e brandit të veshjeve “Skims” tha se kishte gjetur shtëpinë e saj të ëndrrave, duke e përshkruar si një moment emocionues.
E ndërsa, Kim po bën prekjet e fundit në shtëpinë e re, Kanye ka vendosur të shesë rezidencën e tij, në Malibur për 39 milionë dollarë, duke bërë një ulje drastike të çmimit.
Rezindencën, të cilën Kim bleu, e kishte më parë Supermodelja Cindy Crawford dhe bashkëshorti i saj, Rande Gerber , ndërsa ishte e motra e Kendall Jenner, që i takoi për të realizuar marrëveshjen për shkëmbimin e pronësisë.
Kim dhe Kanye u ndanë në shkurt 2021, pas shtatë vitesh martesë, ndërsa janë prindër të katër fëmijëve.


