NASA SHTYN SËRISH MISIONIN/ Prej 13 qershorit dy astronautët mbesin në hapësirë
Duket se përpjekjet për të rikthyer në tokë dy austronautë të NASA-s kanë hasur sërish në vështirësi, pasi agjencia sërish njoftoi shtyrjen e misionit. Anija kozmike ka ngecur në stacionin hapësinor rreth 7 javë më shumë nga se parashikohej, që prej 13 qershorit
NASA ka njoftuar shtyrjen e misionit ‘Crew-9’ të SpaceX, një përpjekje e planifikuar për të dërguar 4 astronautë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, dhe që do të shërbejë si mjet mbështetës për ekuipazhin e anijes kozmike “Starliner” të “Boeing”.
Në njoftimin e së martës, agjencia hapësinore tha se masa u jep më shumë kohë menaxherëve të misionit për të finalizuar planifikimin e kthimit.
Por lajmi vjen në një kohë kur pikëpyetje të mëdha po qarkullojnë për fatin e “Starliner”, e cila ka qëndruar e lidhur me stacionin hapësinor përafërsisht 7 javë më shumë se sa pritej, duke lënë dy anëtarët e ekuipazhit të saj të bllokuar në bord.
Astronautët veteranë Suni Williams dhe Butch Wilmore u ankoruan në stacionin hapësinor më 13 qershor, por anija e tyre kozmike u përball me problem teknike, përkatësisht keqfunksionim të sistemit motorik të shtytjes dhe rrjedhje të heliumit në 5 nga 28 pistonat.
Një muaj më parë, NASA paralajmëroi nisjen “Crew-9” më 18 gusht, por tashmë duket se ka sërish një ngërc pasi misioni nuk do të nisë deri të paktën më 24 shtator.
Procesi i rishikimit ende nuk ka filluar, konfirmuan zyrtarët e agjencisë hapësinore, sepse nuk është vendosur një datë kthimi për dy astronautët, duke theksuar se prioritet kanë sigurimin e jetës së tyre.

