“Ishin kërcënim!”/ Forcat amerikane shkatërrojnë një dron dhe dy raketa balistike të rebelëve Houthi

Në 24 orët e fundit, forcat amerikane kanë shkatërruar një mjet ajror pa pilot Houthi (UAV) dhe dy raketa balistike kundër anijeve (ASBM) që u hodhën në Detin e Kuq nga zonat e kontrolluara nga rebelët jemenas të mbështetur nga Irani.

Kështu njoftoi sot selia ushtarake amerikane, e cila është përgjegjëse për rajonin e Lindjes së Mesme (Komanda Qendrore e SHBA ose CENTCOM).

Një postim nga CENTCOM në Platformën X thotë se u përcaktua se UAV-të dhe raketat balistike përbënin një “kërcënim të menjëhershëm” si për forcat e koalicionit amerikan dhe ndërkombëtar, si dhe për anijet tregtare në zonë.

Kujtojmë se prej kohësh rebelët Houthi shënjestrojnë anijet tregtare dhe jo vetëm që lëvizin në Detin e Kuq. Këto sulme vijnë si shenjë hakmarrje për luftën në Lindjen e Mesme.