KANDILI “PESHKON” DI CAPRIO-N/ Incidenti ndodhi ndërsa aktori po pushonte në Sardenjë me të dashurën
Ylli i "Titanikut" është përballur me një situatë të sikletshme ndërsa ndodhej për pushime në Sardenjë. Një kandil thuhet se e ka pickuar aktorin Leonardo DiCaprio, i cili shoqërohej nga e dashura e tij modele Vittoria Ceretti.
Ylli i kinemasë Leonardo DiCaprio, ka pësuar një incident, ndërsa po shijonte pushimet me të dashurën e tij, modelen Vittoria Ceretti në Sardenja.
Një kandil e pickoi aktorin, teksa paparacët fokusuan momentin kur Leo lëviz të brendshmet e plazhit, ku qartë duket një njollë e skuqur.

Vittoria i afrohet e shqetësuar, ndërsa aktori pozicionohet në një cep të jahtit privat dhe e freskon zonën me ujë nga dushi.
Çiftin e shoqëronte aktori amerikan Tobey Maguire, 49 vjeç, i cili është gjithashtu në një romancë me 24 vjeçaren, modelen Babette Strijbos.
Ylli i Titanikut është në një lidhje me bukuroshen Vittoria Ceretti prej 1 viti. Së fundmi modelja ngjalli dyshime për një fejesë të mundshme, pasi publikoi një foto nga Los Angeles ku mbante një unazë diamanti, në formë zemre në dorë.

Por një burim i brendshëm i tha agjencinë e lajmeve TMZ, se foto është bërë në një kohë kur ata nuk ishin njohur ende. Vittoria ka pasur edhe një martesë të mëparshme, me DJ italian Matteo Milleri.
Ndërsa Leo ka pasur një sërë historish dashurie me yje të kinemase dhe muzikës, përfshirë edhe Rihanën.
Lidhja e tij më e gjatë zgjati pesë vjet me aktoren dhe prezantuesen televizive Bar Refaeli, ndërsa më e shkurtra me aktoren Blake Lively.


