Aksidenti i djalit të Angelina Jolie dhe Brad Pitt/ Dalin detaje të reja, dëshmitarja: Ai ishte vrarë keq, goja i ishte mbushur plot me gjak...
Detaje të reja rreth aksidentit të djalit të Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Pax janë zbardhur nga një dëshmitare. Lola Cavalli foli për Entertainment Tonight dhe zbuloi se ishte e para që pa aksidentin e të riut me motorin e tij dhe telefonoi ambulancën.
Mësohet se Cavalli qëndroi me 20-vjeçarin derisa mbërriti ndihma e shpejtë.
“Nuk pashë asnjë kockë të thyer apo shumë gjakderdhje. Kur fola në telefon me spitalin më kërkuan që të ushtroj presion në pikat e gjakderdhjes derisa të vinte ambulance” tha Cavalli.
Më pas shtoi: Nuk e pashë se ku mund të bëja presion mbi të, sepse goditja ishte në kokë. Ai ishte vrarë keq. Sapo Pax hapi gojën, zbulova se gjaku po buronte prej saj. Goja e tij ishte plot gjak.
Menjëherë pas kësaj, Pax u dërgua në një spital lokal dhe u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv. Ai tani është jashtë terapisë intensive dhe po shërohet.
