Statuja e Anne Frank në Amsterdam dëmtohet për herë të dytë brenda muajit

Ngjarja ndodh 80 vjet pasi nazistët arrestuan adoleshenten hebreje. Një statujë e Anne Frank në Amsterdam është lyer me bojë të kuqe gjaku, me sloganin "Free Gaza".

Sipas televizionit lokal AT5, kjo është hera e dytë në më pak se një muaj që statuja e ngritur në një park në kryeqytetin e Holandës vihet në shënjestër. Klaas Meijer, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Holandës, i quajti vandalët "barbarë". Monumenti i viktimës së famshme të Holokaustit ishte dëmtuar tashmë më 9 korrik.

Komuna u lut për mbrojtje të përforcuar me mbikëqyrje video dhe ndriçim natën në atë kohë. "Një hetim është nisur, por asnjë i dyshuar nuk është identifikuar për momentin," tha një zëdhënës i policisë për AFP.

“Kjo vajzë e re, e cila u vra aq brutalisht nga nazistët në moshën 15-vjeçare, na kujton neve dhe qytetit tonë çdo ditë humanizëm dhe butësi, në rrethanat më të vështira”, ka postuar Halsema në Instagram.

“Kushdo qoftë, turp të keni! Nuk ka asnjë justifikim për këtë”, shtoi ajo.

Ana Frank, e cila vdiq në kampin nazist të përqendrimit Bergen-Belsen në vitin 1945, është një simbol për komunitetin hebre holandez. Ditari i saj është bërë një nga rrëfimet më me ndikim të Holokaustit.

Dhe ngjarja e mesiperme ndodh 80 vjet pas një dite pasi nazistët arrestuan adoleshenten hebreje dhe e dëbuan atë dhe familjen e saj në një kamp përqendrimi nazist./Euronews - Syri.Net