PARIS2024 – Vetëm me pesë të mijëtat e sekondës!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2024, 12:08
Kampioni i botës, Noah Lyles i SHBA fitoi dje në mbrëmje garën e 100 metrave në Lojërat Olimpike të Parisit, me një fotofinish ndaj Kishane Thompson të Xhamajkës.
Lyles erdhi nga pas dhe mundi liderin e sezonit Thompson pikërisht në vijën e finishit.
Të dy arritën rezultatin 9,79 sekonda, por Lyles mbizotëroi me pesë të mijëtat e sekondës për të artën e tij të parë olimpike.
Ish-kampioni i botës, Fred Kerley i SHBA-së mori medaljen e bronztë. Kampioni i Tokios, Marcell Jacobs nga Italia ishte i pesti.

