PS "mban" Himarën, socialisti Krrashi nuk e fsheh entuziazmin e suksesit: Më në fund, fitore fantastike e Tavos!
Deputeti i PS-së, Lavdrim Krrashi në një intervistë në Ora News u shpreh se ishte një fitore fantastike e Vangjel Tavos dhe se ishte një fushatë mjaft e mirë nga të dy kandidatët.
Krrashi: Një fitore fantastike për Vangjel Tavon, por mbi të gjitha një fitore fantastike për qytetarët e Himarës të cilët pas 15 muajsh më në fund do të kenë kryetarin e tyre të bashksië.
Natyrshëm që përshëndetjet kryesore dhe urimet kryesore janë për të gjithë ata që kanë votuar për zotin Tavo, por edhe për ata që kanë votuar kundër tij.
Por edhe për ata që kanë vendosur që të mos votojnë fare. Gëzimi është më i madh akoma pasi ishte një fushatë fantastike nga të dy kandidatët faktikisht.
Gjikuria rezultoi humbës, gjithsesi dha një mundësi për qytetarët e Himarës që të dëgjojnë dy alternative. Kanë votuar më shumë njerëz këtë rast.

