Shtyhet gjyqi për Beqajn dhe të akuzuarit e tjerë! Kurtulaj: Kam nënën sëmurë, ju lutem më ndryshoni masën

Seanca e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe gjashtë të akuzuarve të tjerë për për çështjen e SASPAC, është shtyrë. 

Gjyqi i ardhshëm do të mbahet të mërkurën, 7 gusht, në orën 13:00.

Ish zyrtari kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, nga arrest në burg në arrest shtëpie, me garanci pasurore pesë milionë lekë, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Ermal Kurtulaj është lutur gjyqtarëve të Apelit të Posaçëm të ndryshojnë masën.

“Kam dy fëmijë të mitur, jam rritur nga dy prindër mësues që më kanë edukuar mirë dhe kam nënën sëmurë, ju lutem ndryshoni masën”, zbulohet të ketë thënë ai.

Beqaj dhe 6 të tjerët akuzohen nga SPAK për korrupsion, mashtrim, fshehje pasurie dhe shkelje të barazisë në tendera. Prokuroria e Posaçme dyshon se Beqaj ka abuzuar me fondet europiane si drejtor i Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj, duke kryer prokurime fiktive në bashkëpunim me koordinatorin Ermal Kurtulaj, si dhe ka fshehur pasurinë me deklarata të rreme