Start fantastik i sezonit, Redon Xhixha shënon për Qarabag

Redon Xhixha ka gjetur golin e parë sezonal me Qarabag, në ndeshjen e parë të kampionatit.

Ish-sulmuesi i Tiranës ndëshkoi portën e Araz, pas vetëm 6 minutash lojë. 26-vjeçari u impenjua në edicionin e kaluar në 20 ndeshje, teksa realizoi 2 gola.

Xhixha mbetet një nga lojtarët më të mirë të Qarabag, trajneri Qurbanov e vlerëson në maksimum dhe e ka në qendër të projektit.

Një start i shkëlqyer për të, që mund t’i japë më shumë shtysa trajnerit të Karabak ta aktivizojë rregullisht në kampionat e pse jo, edhe në Europë nëse arrin që të gjejë rregullisht rrugën e rrjetës në vijim.