Martesë sekrete mes CR7 dhe Georgina-s?
A është martuar Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?
Kjo është një pyetje ende pa përgjigje, por së fundmi Cristiano i është referuar Georgina si “gruaja ime” dhe fansat e tij kanë nisur me spekulimet se legjenda portugeze e futbollit është martuar me të dashurën e tij prej shumë kohësh.
Përgjatë viteve, Georgina është parë me një unazë me diamant gjigant. Edhe pse kjo mund të jetë një indicie që ata mund të jenë martuar në fshehtësi, ka qenë reklama e fundit e futbollistit ajo që ka ndezur thashethemet.
Ronaldo po tregonte palestrën në shtëpinë luksoze dhe më pas shtoi: “Kur nuk stërvitem në klub, më pëlqen të ushtroj në shtëpi me gruan time kështu që mund ta nxis ashtu si ajo mua”.
Publicistët e yllit portugez kanë përdorur të njëjtën përgjigje çdo herë. “Tani nuk mund të konfirmojmë ose mohojmë që Cristiano është martuar me Georgina. Thjesht nuk e dimë”, deklaruan ata në një njoftim.
Ronaldo ka qenë me influencuesen argjentinase-spanjolle që nga viti 2016, pasi u takuan për herë të parë në një dyqan Gucci në Madrid, ku Rodríguez dikur punonte.
Ronaldo dhe Georgina janë prindër të 5 fëmijëve, por bukuroshja është nëna biologjike e dy prej tyre.


