Sfidat pas mbarimit të shkollës, dilemat e familjeve: Ku ti lënë fëmijët kur janë në punë apo pasi mbaron shkolla
Pas mbarimit të shkollës shumë fëmijë përballen me një realitet trishtues, mungesa e mundësive për tu argëtuar apo dhe qëndruar.
Drita Rrushku 73 vjece është gjyshe e një mbese 7 vjecare dhe nipi 6 vjec.
Rrëfen sfidat me të cilat përballet kur i nxjerr nga shtëpia.
‘’Në shtëpi, ato nuk kanë ku të shkojnë. Mbaron shkolla dhe do bësh sakrifica të mëdha.
Do i mbajë gjyshja tjetër se unë nuk i mbaj dot’’.
73 vjecarja tregon se djali dhe nusja e tij që janë të detyruar të përballen me dilemën e mbajtjes së fëmijëve të tyre të sigurt kur ato janë në punë apo dhe gjatë verës.
‘’Çuni natë ditë në punë është edhe si dalin lekët''.
Ajo thotë se shteti duhet të mendojë më shumë për fëmijët të ketë më shumë hapësirat e sigurta por dhe qendra kursesh falas pasi vet ato nuk mund ti përballojnë dot shpnzimet.
‘’Të hapen kopështë verore’’.
Rritja e fëmijëve ka qenë gjithëmonë e vështirë, por Nënë Drita thotë në kohët që po jetojmë është shndërruar në një sfidë.
