Posedonte kokainë, arrestohet 18-vjeçari shqiptar në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2024, 13:38
Një 18-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali. Bëhet me dije se i riu posedonte kokainë. Mediat italiane njoftojnë se ka qenë një kontroll rutinë ai që ndihmuar në zbulimin e lëndës narkotike.
Fillimisht, policisë i është dukur automjeti me të cilin lëvizje 18-vjeçri, duke e ndaluar atë dhe duke i kryer kontroll mjeti.
Nga kontrolli rezultoi se i riu kishte në automjet një peshore precize dhe material të përshtatshëm për paketimin e lëndëve narkotike. Më pas policia ka kryer kontroll në banesën e 18-vjeccarit shqiptar, ku u gjet 1 kilogram kokainë e fshehur në një tavolinë në bodrumin e shtëpisë.
