I vunë flakën makinës në Athinë, dyshohet se automjeti është i vjedhur dhe do të përdorej për akt kriminal

Një makinë u dogj plotësisht dhe një tjetër pësoi dëme të rënda gjatë një zjarrëvënie të qëllimshme në rrugën Dhelijani dhe Kordhatu në qendër të Athinës.

Siç raportohet një automjet i markës Mercedes pa targa dhe i parkuar kundratabelë, iu vu flaka nga persona të pa njohur të cilët u larguan me shpejtësi në rrugicat e lagjes.

Zjarrëfikësit që mbërritën menjëherë në vend ngjarje u vunë në luftë me flakët të cilat u përhapën edhe në një godinë të braktisur aty pranë.

Gjithashtu ende nuk dihen autorët e ngjarjes por dyshohet se automjeti është i vjedhur dhe me gjasa do të përdorej për ndonjë akt kriminal. Zona që ndodhi ngjarja është një pikë e nxehtë e kriminalitetit kryesisht e bandave shqiptare të krimit në kryeqytetin e vendit Athinë.