Zejnaj: Heqja e vizave për serbët godet sovranitetin e Kosovës, BE nuk e sheh si shtet legal

Përmes një interviste me Ora News, Argjend Zejnaj, politolog u shpreh se liberalizimi i vizave për serbët e Kosovës godet sovranitetin e Kosovës.

Zejnaj: Ky është një vendim që e godet sovranitetin e Kosovës. Ky është një vendim që BE-ja nuk po e trajton Kosovën si një shtet legal dhe të pavarur, sepse me këtë vendim ka krijuar një strukturë të dytë qytetare që trajtohet si e pabarabartë nga komunitetet e tjera dhe shumicës.

Një vendim ti tillë i jep shkas dhe alibi Serbisë që të vazhdojë me alibinë se Kosova nuk është shtet i përfunduar dhe duhet ulur në tryezë me propozime ndarjesh mes dy komuniteteve; atij serb dhe atij shqiptar. Këtu flitet kryesisht për pjesën e veriut dhe shtrirjen e influencës ilegale edhe në strukturën e Asociacionit.