Lutfi Vata: Letër e Hapur! Mësuesve të Diasporës po iu mohohet e drejta

Letër e Hapur!

I mohohet e drejta shumë mësuesve të Diasporës për të marrë pjesë në seminarin e XVII mbarëkombëtar të gjuhës shqipe!

Letër e hapur drejtuar zonjës Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Repuplikës së Kosovës.

Shkëlqesisë së Tij, Kryeministër i Republikës së Kosovës Zotit Albin Kurti

Shkëlqesisë së Tij, Kryeministër i Republikës se Shqipërise Zotit Edi Rama

Ministres së Arsmit dhe Sportit së Republikës së Shqipërise zonjës Ogerta Manastirlliu!

E nderuara Ministre zonja Nagavci, jam i detyruar të reagoj pasi sivjet na mohuat të drejtën për të qenë të pranishëm në seminarin e XVII të gjuhës shqipe mbajtur në Prishtinë më 18 Korrik 2024.

Për 15 vjet me radhë ky seminar është organizuar nga të dy Ministritë e Arsimit te Kosovës dhe Shqipërië, me Profesor Nuhi Gashin, Nehat Mustafa, Anila Ferizaj, Erida Koleci, Frida Basha, Azem Guri, Ndriçim Mehmeti, Rozalba Sekuj Medani e shumë te tjerë, dhe të më falin nëse kam harruar dikënd, sepse ështe një periudhë disavjeçare bashkëpunimi.

Do mbahen mend dhe do na ngelet në kujtesë gjithë jetën organizimet profesionale të seminareve, ku të dy Ministritë kishin një database të saktë dhe informacion të detajuar për mësuesit e Diasporës!

Ka dy vjet që metoda dhe mënyra e organizimit të seminareve u ndryshua pa asnjë konsultim dhe bashkërendim paraprak me diasporën!

-Regjistrimi i mësuesve në diasporë nëpërmjet Facebook, nëpërmjet një linku në Facebook ku mund të regjistrohet kushdo që ka Fb!

Është e vërtetë që shumica e kanë këtë aplikacion, por për ata që nuk kanë Fb, kjo mënyrë aplikimi nuk vlen, sepse jo të gjithë e kanë këtë aplikacion për arsyet e tyre personale dhe janë të detyruar të hapin Fb! (vetëm nëse nxirrni një ligj të veçantë nga Qeveria juaj, që çdo mësues i diasporës të jetë i detyruar të hapë Fb?)

Së dyti, në këtë udhëzim të Ministrisë Tuaj, mund të regjistrohet kushdo që ka punuar si mësues kohë më parë dhe nëpërmjet këtij linku mund të jap një adresë të një shkolle shqipe dhe të dhënat personale, në mënyrë që grupi i punës në Ministrinë Tuaj ta aprovojë!?

Vijnë e-maile zyrtare ku është dërguar bashkangjitur një link ku thuhet klik në link për të marrë informacionin e duhur, por në e-mail nuk ka as emër personi, as institucioni dhe as numër telefoni kush e dërgon këtë email?

Duke ditur që shumë linke janë me virus dhe disa linke mund të dalin edhe spamm, shumica nuk i klikojne nga frika e vjedhjes të të dhënave personale.

Lutfi Vata: Letër e Hapur! Mësuesve të Diasporës po iu

Zonja Ministre, kjo gjë duhet të zgjidhet në mënyrë që mësuesit e Diasporës të jenë pjesë e një seminari kaq të rëndësishëm. Ju keni gjithë Database e mesuesve të Diasporës dhe në shumicën e shteteve në Diasporë janë krijuar edhe Lidhjet e Mësuesve, gjë që e bën edhe më të lehtë bashkëveprimin dhe bashkëkoordinimin mes grupit të punës të Ministrisë dhe mësuesve në Diasporë!

Kryetari i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar

Drejtori i Shoqatës "Ardhmëria"

Lutfi Vata

Londër 20. 07. 2024