Osmani, takim me kryeministren e dorëhequr të Estonisë që pritet të bëhet shefja e re e diplomacisë së BE-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2024, 08:07
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Londër ka takuar edhe kryeministren e dorëhequr të Estonisë, Kaja Kallas, e cila së shpejti do të jetë shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian në fund të këtij viti.
“Gjithmonë kënaqësi biseda me kryeministren Kaja Kallas, këtë herë përgjatë Samitit EPC.
Paqja dhe siguria e kontinentit evropian kërkojnë lidership të fuqishëm dhe të gatshëm, gjë që Kallas e ka demonstruar në mënyrë të jashtëzakonshme”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

