ZYRTARE/ Ka drejtuar grupmoshat e Napolit, një italian merr drejtimin e ekipit kombëtar U-17
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2024, 09:26
Andrea Tedesco do jetë trajneri i ri i ekipit kombëtar U-17.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Federata Shqiptare e futbollit në rrjetet sociale.
Tedesco eksperiencën e fundit e ka pasur me Napolin U-19.
Postimi i FSHF:
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me trajnerin italian, Andrea Tedescos, për të drejtuar ekipin kombëtar U-17.
Eksperienca e fundit e Tedescos ka qenë në krye të Napolit U-19.
