Ish-ndihmësi i Mourinhos: E kanë zili prej tripletës me Interin

Jose Mourinho mbylli bashkëpunimin me Romën këtë verë dhe vendosi të marrë drejtimin e Fenerbahces në Turqi.

Aventura e portugezit në kryeqytetin italian mund të konsiderohet e suksesshme pasi ai i udhëhoqi verdhekuqtë në dy finale europiane, duke dituar trofeun e Conference League.

Megjithatë, Mourinho nuk i shpëtoi sërish kritikave dhe së fundmi, ish-ndihmësi i tij te Roma, Salvatore Foti thekson se portugezin e kanë ende zili prej sukseseve që arriti me Interin.

“Mendoj se për Mourinhon ka shumë zili, ndoshta kjo ndjesi vjen ende prej kohës së tij te Inter, klub me të cilin fitoi tripletën.

Te Roma, ai mbërriti në dy finale europiane, njërën e fitoi dhe tjetrën (përballë Sevillas në Europa League), e dimë të gjithë se si e humbi (duke iu referuar arbitrimit).

Tifozët e Romës do ta kujtojnë Mourinhon edhe pas 30 apo 40 vitesh, sepse nuk e di se në çfarë periudhe mund të përsëriten të njëjtat suksese si me Mourinhon”, u shpreh Foti.