Moska e Kievi kryejnë këmbimin e të burgosurve të radhës

Mediat në Moskë thonin se këmbyen 95 të burgosur lufte ukrainas me një numër të njëjtë rusësh të kapur. Ministria ruse e mbrojtjes tha se të ardhurit ishin dërguar në Moskë për trajtim mjekësor dhe rehabilitim.

Zyrtarët thanë se jetët e ushtarëve kërcënoheshin nga mbajtësit e tyre deh vlerësonin përpjkejne e EBA për ndërmjetësimin e këmbimit.

Në pamjet e publikuara shihen ushtarët rusë duke u kthyer pas këmbimit. Më herët raportimi parë për këmbimin u dha nga rrjeti Bloomberg, e cila njoftonte se 90 njerëz do të dorëzoheshin nga secila palë.

Më shumë se 1,400 rob lufte janë këmbyer deri tani nga Rusia e Ukraina, në gjashtë këmbime të tilla të ndërmjetësuara nga Emiratet e Bashkuara, shkruan më tej Bloomberg.

Këmbimet e rregullta u dëmtuan në fillim të vitit kur një avion rus me të burgosur ukrainas  u rrëzua me raketë mbi rajonin Belgorod, për të cilin Moska tha se u godit me raketa Patriot nga pozicionet e Ukrainës. Të gjithë njerëzit në bordin e avionit Ilyushin Il-76 tragjikisht humbën jetën përfshi 65 ushtarë të Ukrainës, tre roje ruse dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi.

Ndërkohë numri viktimave të konfliktit raportohet se i afrohet 100 000 nga të dyja palët.