Japonia do t'i japë Ukrainës 3.3 miliardë dollarë hua, do të merren nga interesi për fondet e ngrira të Rusisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2024, 13:43
Qeveria e Japonisë po finalizon marrëveshjet për një hua prej 3.3 miliard dollarësh për Ukrainën, që do të merret nga burimet dhe fondet e ngrira të Rusisë.
Shuma korrespondon me 6% të paketës prej 50 miliardë dollarësh të premtuar së fundmi nga G7, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar burime diplomatike.
Huaja do të jepet nga SHBA (20 miliardë), BE (gjithashtu 20 miliardë), Japonia, Britania dhe Kanadaja (10 miliardë në total).
Vendimi do të miratohet në një takim të G7 në margjinat e samitit të G20 në Brazil më vonë këtë muaj, tha Kyodo.
