FOTO/ Janë fejuar? Unaza e Halsey ngre dyshime për marrëdhënien e saj me Avan Jogia

Çifti Halsey dhe Avan Jogia ndezi thashethemet për një fejesë të mundshme teksa këngëtarja e “Without Me” u pa me një unazë në dorën e majtë. Dyshja u fotografuan ndërsa shijuan një piknik romantik të shtunën pasdite në New York City.

Krijuesja e hitit "Bad at Love" dukej kokë e këmbë në dashuri me aktorin kanadez, teksa përqafoheshin me njëri-tjetrin. Dyshja ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në shtator 2023, kur u panë duke u puthur në Los Anxhelos.

Muajin tjetër, Halsey e bëri romancën e tyre zyrtare në Instagram kur postoi foto nga paraqitja e tyre në Javën e Modës LA.

FOTO/ Janë fejuar? Unaza e Halsey ngre dyshime për