Kievi: Dronë rusë fluturojnë sërish mbi Bjellorusi drejt Ukrainës
Dronët luftarakë rusë përsëri fluturuan mbi Ukrainë nëpërmjet hapësirës ajrore të aleates së Moskës, Bjellorusisë, deklaruan Forcat Ajrore të Ukrainës.
Ky ishte incidenti i katërt i tillë që nga 11 qershori. Gjatë natës u rrëzuan dy nga katër dronët rusë të prodhimit iraninan ”Shahed”.
Ushtria raportoi se dy dronët e tjerë “humbën pozicionin e tyre mbi hapësirën ajrore të Bjellorusisë”. Droni i katërt u vëzhgua mbi Bjellorusi për rreth dy orë në mëngjes.
Ai kishte udhëtuar rreth 300 kilometra në një rrugë të lakuar fluturimi drejt zonës së Mogilev në veri të vendit.
Në të katër rastet, ushtria bjelloruse raportoi se kishte shoqëruar objektin fluturues pa pilot rus me një helikopter dhe një avion luftarak.
Asgjë nuk dihej se si përfundoi fluturimi. Dronët zakonisht përplasen me një objektiv pas fluturimit me ngarkesën e tyre shpërthyese. Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga pala bjelloruse.
Bjellorusia është aleatja më e ngushtë e Moskës nën sundimtarin Aleksandër Lukashenko, i cili e vuri vendin e tij në dispozicion për pushtimin rus të Ukrainës.
