Balla: Policia e Shtetit po identifikon në shumë raste autorët e zjarreve, drejtësia të zbatojë Kodin Penal

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sot për situatën e zjarreve në vend.

Balla u shpreh se, forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga Forca Ajrore, po punojnë për vënien në kontroll të një zjarri masiv në Ulëz, bashkia Mat.

“Policia e Shtetit po identifikon në shumë raste autorët e zjarreve, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha në pyje dhe kullota, por që kanë rrezikuar jetën dhe banesat e banorëve”, nënvizoi Balla.

“Presim nga institucionet e drejtësisë të zbatojnë parashikimet e Kodit Penal”, theksoi ministri i Brendshëm.