'Olympiastadion', shtëpia e episodit të turpshëm të futbollit anglez
Anglia e Gareth Southgate do të kërkojë të lajë gjurmët e turpit sportiv këtë të dielë, pasi në “Olympiastadion”, ku zhvillohet finalja e Euro 2024, ekipi kombëtar i këtij vendi kishte bërë një gjest që as sot nuk harrohet nga anglezët.
Për shumë njerëz, “Olimpiastadion” do të jetë gjithmonë vendi ku Jesse Owens poshtëroi Adolf Hitler-in, pra në oborrin e shtëpisë së tij.
Por Olimpiada e vitit 1936 u përdor nga nazistët si propagandë e pastër, si një deklaratë për supremacinë e supozuar të “racës ariane” mbi të tjerët.
Dy vjet më vonë, Federata Angleze e Futbollit (FA) urdhëroi në mënyrë të turpshme lojtarët e Anglisë të ngrinin krahun në përshëndetjen naziste përpara se të mundnin Gjermaninë në një miqësore.
Dukej se shteti britanik po pranonte në mënyrë implicite autoritetin dhe fuqinë e Hitler-it.
“Tre Luanët”, sipas “The Sun” kanë mundësinë për të korrigjuar gabimin sot.
Momenti i dobësisë së anglezëve
Megjithatë, një vit përpara se Gjermania të pushtonte Poloninë për të nisur atë luftë, më 14 maj 1938, futbolli anglez iu nënshtrua frikacakëve politik.
Një natë para ndeshjes, FA dhe qeveria ranë dakord t’u thonin lojtarëve që të bënin përshëndetjen naziste kur u luajt Himni Kombëtar, me togerin kryesor të Hitler-it, Joseph Goebbels, që ishte në mes turmës prej 110,000 njerëzish.
Sekretari i FA, Stanley Rous (më vonë u bë president i FIFA-s), ishte përkrahësi më i fortë i lejimit të Afrikës së Jugut të mbetej anëtare edhe pse ishte në epokën e Aparteidit, kishte thënë pas atij gjesti se lojtarët nuk kishin “asnjë kundërshtim”, gjë që u hodh poshtë nga disa prej tyre.
Stan Cullis i Wolves refuzoi të pajtohej dhe u hoq nga ekipi dhe Stanley Matthews tregoi rastin: “Dhoma e zhveshjes shpërtheu. Të gjithë lojtarët kundërshtuan”.
Matthews deklaroi pastaj se “fotografia famëkeqe” i solli atij turp gjatë gjithë jetës së tij. Anglia e fitoi atë ndeshje me rezultat 6-3.
Në vitin 1984, katër vjet pas vdekjes së tij, rruga kryesore që të çon në “Olimpiastadion” u riemërua Jesse-Owens-Allee për nder të tij.
Një njollë është hequr pak. Të dielën, Southgate dhe lojtarët e tij mund të fshijnë pjesërisht një tjetër.
