Momente paniku për ish-trajnerin e Brazilit, makina përmbyset në rrugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2024, 12:49
Ish-trajneri i Brazilit, Carlos Dunga, është përfshirë në një aksident mëngjesin e së shtunës.
Ai ishte në udhëtim me bashkëshorten e tij, ndërsa makina me të cilën po udhëtonin, u përmbys në rrugë.
Sipas policisë, reshjet e shiut bënë që Dunga të humbiste kontrollin e makinës.
Dy personat u transportuan në spital dhe pavarësisht lëndimeve të marra, ishin të vetdijshëm dhe jashtë rrezikut për jetën.