Berisha: NATO është organizata më e rëndësishme dhe më vitale për Kosovën
Ish zv.ministër i punëve të jashtme të Kosovës, Anton Berisha në një intervistë në Ora News u shpreh se NATO është organizata më e rëndësishme për Kosovën për shkak edhe të prezencës së KFOR-it.
Berisha: NATO është organizata për momentin për Kosovën më e rëndësishme dhe më vitale për shkak të prezencës së KFOR-it në Kosovë por edhe për shkak të ambientit në të cilin ndodhemi ku shtete si Serbia paraqesin kërcënim të vazhdueshëm në raport jo vetëm me Kosovën por edhe me rajonin.
Duke qenë se rajoni deri në një masë është i stabilizuar për shkak se RMV, Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia janë anëtare të NATO-s, dhe mbetet Kosova dhe Bosnja të cilat janë në fokusin e Serbisë në pikëpamje të sigurisë.
Çështja e bashkëpunimit me NATO-n është thelbësore për çdo shtet për sigurinë e saj.
Nuk ka bashkëpunim dhe anëtarësim në NATO nëse një shtet nuk ka strukturë të saj ushtarake.
