Beleri merr dritën jeshile/ Burgjet i japin leje për të shkuar në Strasburg, del të hënën nga qelia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2024, 21:26
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri do të dalë pasnesër nga qelia, ku po vuan dënimin për shit-blerje votash. Leja për të nis që nga e hëna në orën 10:00.
Mësohet se Burgjet kanë miratuar tashmë lejen për të.
Leja për Belerin do të jetë 5 ditore, teksa pritet që eurodeputeti tashmë të vizitojë Strasbourgun. Fredi Beleri do të betohet eurodeputet më datë 15 korrik.
