Ministrat lituanezë nuk do të marrin pjesë në takimet e BE-së pas vizitës së Orbanit në Moskë

Lituania nuk do të dërgojë përkohësisht ministra në Hungari për takimet e BE-së – pasi kryeministri hungarez Viktor Orban vizitoi së fundmi Rusinë pa u konsultuar me vendet e tjera anëtare të BE-së.

“Për momentin, ne thjesht kemi vendosur të kufizojmë pjesëmarrjen tonë në një nivel politik në Hungari”, tha sot kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme në parlamentin lituanez, në Vilnius.

Orban,  kohët e fundit udhëtoi në Moskë për të vizituar liderin e Kremlinit, Vladimir Putin, pa u konsultuar me shtetet e tjera të BE-së, një veprim që tërhoqi kritika të forta nga shumë vende – përfshirë Lituaninë.

Që nga fillimi i korrikut, Hungaria mban presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian, e cila ndryshon midis 27 vendeve anëtare të BE-së çdo gjashtë muaj.

Kjo do të thotë gjithashtu se Hungaria do të zhvillojë një sërë takimesh jozyrtare në Budapest – dhe do të mbledhë së bashku ministrat përkatës të departamenteve nga vendet e BE-së.

Sipas agjencisë BNS, Lituania nuk dëshiron të marrë pjesë në nivel ministror, ​​por mund të dërgojë zëvendësministra.

“Nuk është vendosur ende nëse presidenti Gitanas Nauseda do të marrë pjesë në një samit jozyrtar të BE-së në Budapest”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i kancelarisë presidenciale.

Suedia, gjithashtu njoftoi dje se do të merrte pjesë në takimet në Hungari gjatë korrikut – vetëm në nivel të nëpunësve civilë.

“Veprimet e Hungarisë kanë qenë të dëmshme dhe duhej të kishte pasoja”, tha ministrja suedeze për Çështjet e BE-së, Jessika Roswall.

“Finlanda, Estonia, Letonia dhe Polonia gjithashtu synojnë të reagojnë ndaj veprimeve të Orbanit në një mënyrë të ngjashme”, sipas Roswall.