Shpërthime lave dhe hiri, imazhe mahnitëse nga vullkani Etna
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2024, 16:31
Vullkani më aktiv në Europë, Etna, prej disa ditësh është aktivizuar duke dhuruar për banorët e qytetit të Katanias pamje spektakolare.
Aktiviteti në vullkanin më të lartë në Evropë – është rritur ndjeshëm në 24 orët e fundit. Fotografitë kapën llavë që derdhej nga krateri më i madh i Etna-s me forcë spektakolare.
Dhjetra fluturime në aeroportin e afërt të Catania-s, porta kryesore ndërkombëtare për në Siçili , janë anuluar ose vonuar, me rreth 15,000 pasagjerë të prekur nga ndërprerja.
Ryanair u detyrua të anulojë 42 fluturime brenda Italisë – në Romë, Venecia, Piza dhe Bergamo – ndërsa easyJet ka ndërprerë lidhjet me Londrën , Milanon dhe Napolin .
