“BERYL” GODET SHBA/ Të paktën 7 viktima dhe miliona njerëz pa energji pas uraganit

Uragani Beryl vrau të paktën 7 persona dhe ka lënë miliona njerëz pa energji elektrike, ndërsa goditi disa shtete në SHBA. Më shumë se 1000 fluturime në aeroportin më të madh të Hjustonit janë anuluar

Të paktën shtatë persona u vranë pasi uragani Beryl goditi Teksasin juglindor dhe Luizianën të hënën, bënë me dije autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Mbi 3 milionë njerëz përllogaritet se mbeten mbetën pa energji elektrike në mes të stuhisë.

Kur Beryl goditi për herë të parë Teksasin, u parashikua si uragan i kategorisë së parë, por se që atëherë është reduktuar tashmë si një stuhi tropikale.

Uragani solli me vete shi të dendur dhe erëra të forta!

zyrtarët paralajmëruan për erëra shkatërruese, deri në 38 centimetra shiu dhe stuhi "kërcënuese për jetën".

Më shumë se 1000 fluturime në aeroportin më të madh të Hjustonit janë anuluar.

Zyra e guvernatorit të shtetit u ka kërkuar vazhdimisht banorëve të mos e nënvlerësojnë stuhinë, e cila shkaktoi të paktën 10 vdekje në Karaibe ditë më parë.

“Beryl” ka thyer rekorde të shumta dhe është një tregues shqetësues se ky sezon do të ketë një numër të lartë të stuhive të fuqishme edhe të kategorisë 5.

Sipas ekspertëve temperaturat e ngrohta të oqeanit po nxisin forcimin e paprecedentë të uraganeve.