Bellingham nuk e llogarit Holandën: Dua Spanjën në finale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2024, 16:07
Jude Bellingham ka dhënë një deklaratë për “TeleDeporte” teksa shprehet i sigurt që Anglia do të kalojë në finale, por shpreson të përballet me Spanjën.
“Shpresoj të gjej Spanjën në finale.
La Roja ka luajtur shumë mirë në këto tre javët e fundit, që nga fillimi i Kampionatit Europian.
Gjithçka është e mundur, por tani mbetem i fokusuar tek Anglia dhe shokët e mi dhe mbi të gjitha te Holanda, e cila do të jetë kundërshtari ynë i radhës”, tha ai.