Sulm ajror me raketa në një shkollë në Gaza, vriten 15 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2024, 07:53
Të paktën 15 persona janë vrarë në një sulm ajror në një shkollë në Rripin e Gazës, thanë zyrtarët palestinezë.
Dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmin në ndërtesën që strehonte personat e zhvendosur nga kampi i refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.
Video nga vendi i ngjarjes tregon të rriturit dhe fëmijët duke bërtitur në një rrugë të mbushur pluhur dhe rrënoja.
Ushtria izraelite i tha BBC-së se po shqyrtonte sulmin.
Dëshmitarët okularë i thanë BBC-së se sulmi kishte në shënjestër katet e sipërme të shkollës, e cila ndodhet pranë një tregu të frekuentuar.
Një burim lokal tha se objektivi ishte një dhomë që dyshohet se përdorej nga policia e Hamasit.
