Deputeti shqiptar në Kuvendin serb thirrje Vuçiçit: Të respektohen pakicat kombëtare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2024, 10:58
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka ngritur sërish shqetësimin e tij se ka diskriminim të shqiptarëve.
Teksa i ka bërë thirrje presidentit Aleksandër Vuçiçit, Kamberi kërkon respektimin e pakicave kombëtare.
“Ka diskriminim të shqiptarëve.
Gjyqtarët në Bujanoc, nuk iu respektua barazia.
Të reagojë ambasadori i SHBA në Beograd.
Duhet të respektohen pakicat kombëtare dhe përbërja e institucioneve të drejtësisë.”, tha ai.
