Roboti i hekurudhave në Japoni/ Punonjësi më i ri është një humanoid
Japonia ka prezantuat një robot të madh humanoid për të mirëmbajtur linjat e trenave. Detyra e tij kryesore do të jetë pastrimi i shinave nga degët e trenave si dhe lyerja e tyre.
I ngjan një roboti të madh të librave fanta-shkencorë të viteve 1980, por punonjësi më i ri humanoid i Hekurudhave të Japonisë Perëndimore do të vihet vërtezë në përdorim për mirëmbajtjejn e rrjetit hekurudhor, duke zëvëndësuar njeriun.
Makineria do të qëndrojë në një kabinë duke kontrolluar përmes kamera të montuara në sytë e tij.
Me një shtrirje vertikale prej 12 metrash aparatura mund të përdorë pajisje të ndryshme për të mbajtur objekte të rënda deri në 40 kg, për të mbajtur një furçë për të lyer ose për të përdorur një sharrë elektrike me zinxhir.
Për momentin, detyra kryesore e robotit do të fokusohet në shkurtimin e degëve të pemëve përgjatë shinave dhe lyerjen e kornizave metalike që mbajnë kabllot mbi trena.
Në të ardhmen, ne shpresojmë të përdorim makineri për të gjitha llojet e operacioneve të mirëmbajtjes së infrastrukturës sonë, tha presidenti i kompanisë Kazuaki Hasegaëa në një konferencë për shtyp.
Mediat lokale atje shkruajnë se teknologjia do të ndihmojë në plotësimin e mungesave të punëtorëve në Japoninë e plakur, si dhe do të reduktojë aksidentet si psh rënien e punëtorëve nga vendet e larta ose goditjet elektrike.
