"Jam në garë/ Guvernatorët takohen me Biden në Shtëpinë e Bardhë: Të gjithë me të për të fituar...

Presidenti i SHBA Joe Biden ka qetësuar demokratët dhe stafin duke deklaruar se nuk do tërhiqet nga gara për zgjedhjet presidenciale që mbahen në nëntor, teksa presioni për t'u larguar rritet. Ndërsa edhe guvernatorët kanë zhvilluar një takim me Biden në Shtëpinë e Bardhë, dhe kanë deklaruar se: Jemi të gjithë me ty për të fituar.

Pas një drake me dyer të mbyllura me Zëvendëspresidenten Kamala Harris në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i SHBA Joe Biden ka qetësuar demokratët dhe stafin duke deklaruar se nuk do tërhiqet nga gara për zgjedhjet presidenciale, duke I dhën fund spekullimeve se Harris do ta zëvendësonte atë si kandidate e partisë në zgjedhjet e nëntorit.

"Unë jam kandidati i Partisë Demokratike. Askush nuk po më shtyn jashtë. Unë nuk po largohem”, mesohet të ket deklaruar Biden, sic raporton BBC.

E njëjta frazë u përsërit në një email për mbledhjen e fondeve të dërguar disa orë më vonë nga fushata Biden-Harris. “Më lejoni ta them këtë sa më qartë dhe thjesht: Unë jam duke kandiduar”, tha zoti Biden në email, duke shtuar se ai ishte “në këtë garë deri në fund”.

Ndërsa me heret pot ë merkuren, Guvernatorët takohen me Biden në Shtëpinë e Bardhë, dhe të gjithë kanë deklaruar se janë me Biden në këtë garë për të fituar.

Duke përfaqësuar të gjithë kolegët e tyre, guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul, guvernatori i Minesotës, Tim Waltz dhe guvernatori i Maryland-it, Wes Moore, theksuan rreziqet e një presidence të dytë të Donald Trump dhe theksuan se presidenti "është këtu për të fituar dhe ne i premtuam mbështetjen tonë". I pyetur nga gazetarët nëse ata e konsideronin Bidenin "të përshtatshëm" për detyrën, Ëalz u përgjigj me një "po" të vendosur.

Presioni ndaj Biden për t'u larguar është rritur vetëm në ditët e fundit, pasi më shumë sondazhe tregojnë se epërsia e rivalit të tij republikan është zgjeruar.
Një sondazh i New York Times i kryer pas debatit, i cili u publikua të mërkurën, sugjeroi se Trump tani po mban epërsinë e tij më të madhe në gjashtë pikë.