Terapi me shuplaka/ Doktori alternativ thirret në gjyq pas vdekjes së gruas diabetike
Në pamje të publikuara sot shihet një mjek alternativ që akuzohet për vrasje nga pakujdesia prej terapisë së shuplakave që performonte në sesionet e tij, me të cilën pretendonte se shëronte shumë sëmundje.
61 vjeçari Hongchi Xiao, ka dalë në gjyq në Winchester në Britaninë qendrore i akuzuar për neglizhencë për vdekjen e 71 vjeçares Danielle Carr-Gomm, për të cilën akuza thotë se ndaloi të merrte insulinën gjatë sesioneve të terapisë së shuplakave.
Carr-Gomm vdiq pasi merrte pjesë në sesionin e shërimit në Wiltshire, në tetor 2016 ku promovohej terapia kineze e shërimit Paida Lajin, gjatë së cilës pacientët qëllohen ose qëllojnë veten e tyre vazhdimisht me shuplaka.
Në videon të rrjetit shihet Xiao që godet forcërisht pacientët e tij, si në rastin e një burri indian të diagnostikuar me sëmundje të zemrës.
Sipas mjekesisë kineze, të gjitha sëmundjet, megjthë emrat e tyre të ndryshëm, shkaktohen nga bllokimet e meridianit të energjisë së natyrës.
“Kështu që për të shëruar sëmundjen duhet bërë diçka e thjeshtë, zhbllokimi i bllokimeve, pasi meridianët kanë kanalet ku kalon energjia e trupit njerëzor”, thuhet në teorinë e mjekimit.

