Dallga gjigante bie mbi linjën elektrike, pamje të frikshme nga Karaibet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2024, 18:10
Karaibet janë goditur nga moti i keq. Santo Domingo, përveç reshjeve të dendura dhe erërave të fuqishme, është goditur edhe nga një stuhi e fortë detare.
Një video është bërë virale në rrjetet sociale, në një nga rrugët kryesore të ishullit. Një dallgë e madhe, e cila ngrihet më shumë se 10 metra në ajër, ka goditur linjën e ndriçimit. Në video duket edhe një shpërthim i madh në ngjyrë blu.