Një shtetas arrestohet pas dyshimeve për spiunazh për llogari të Kinës

Një shtetas norvegjez është arrestuar me akuzën e përpjekjes për të spiunuar për Kinën, tha një zyrtar i lartë i sigurisë në Oslo.

Thomas Blom i shërbimit kombëtar sekret norvegjez, PST, tha se burri u arrestua në aeroportin ”Oslo-Gardermoen” gjatë kthimit të tij, të hënën.

”Duke qenë se hetimi për të dyshuarin është në një fazë të hershme, nuk ishte e mundur të jepeshin detaje të mëtejshme”, tha Blom pas seancës dëgjimore në kryeqytetin norvegjez.

Avokati i burrit, Marius Dietrichson, i tha agjencisë së lajmeve NTB se ”klienti i tij mohoi të ishte agjent kinez”. PST e sheh Kinën si një kërcënim në rritje për Norvegjinë.