Këshilltarit të Donald Trump i hiqet e drejta për të ushtruar detyrën, dha deklarata të rreme për zgjedhjet e vitit 2020
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2024, 18:26
Rudy Giuliani, ish-kryebashkiaku i qytetit të New York dhe këshilltar i Donald Trump, është përjashtuar në New York për deklarata të rreme mbi rezultatet e zgjedhjeve të 2020-ës. Siç raportohet një gjykatë apeli në New York mori vendimin të martën.
Një trup gjykues vendosi që Giuliani do të përjashtohej nga praktika e ligjit, në fuqi menjëherë dhe deri në vendimin e mëtejshëm të kësaj gjykate, dhe emri i tij do të hiqej nga lista e avokatëve dhe këshilltarëve të ligjit në shtetin e New York.
Vendimi vjen pasi Giuliani tashmë kishte pezulluar licencën e tij ligjore në New York për deklarata të rreme pas zgjedhjeve të vitit 2020.