Makina hyn me shpejtësi në mes të turmës në Seul, të paktën 6 viktima
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2024, 18:32
Gjashtë persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar, pasi një makinë me shpejtësi të lartë hipi mbi trotuar dhe përplasi kalimtarët e pranishëm në Seul të Koresë së Jugut.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në zonën pranë bashkisë së kryeqytetit, e cila frekuentohet nga një numër i madh njerëzish. Policia ka nisur hetimet, ndërsa ende nuk bëhet me dije nëse ngjarja ka lidhje me terrorizmin.