Presidencialet, gazetari Sina: Debati televiziv, katastrofë për Bidenin. Amerikanët do të zgjedhin mes dy të këqijave

“Mirupafshim Biden”. Kjo përmbledh pak a shumë gjendjen shpirtërore në SHBA pas debatit katastrofik televiziv të enjten.

Presidenti amerikan Joe Biden i zhgënjeu aq keq votuesit e tij të mundshëm dhe partinë e tij me performancën e treguar, saqë thirrjet për një zëvendësim të tij janë të shumta.

Lidhur me këtë përballje mediatike, gazetari Beqir Sina për “Ora News” solli dhe të rejat më të fundit mbi atë se çfarë pritet të ndodhë në ditët dhe muajt në vijim të fushatës për garën presidenciale në Amerikë.

“Amerikanët do të zgjedhin mes dy të këqijave, atë të madhes dhe të keqes më të vogël. Dhe mbi atë çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme, është fakti se debati i ka dhënë më shumë pikë Donald Trumpit.

Sepse ai është dhe mjeshtri i kësaj, dhe të gjitha goditjet që i janë bërë deri më tani, me debatin e djeshëm, ai e përktheu në fitore për të”, u shpreh ndër të tjerra gazetari Beqir Sina.